Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 14-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:37:45
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarret në hapësira të hapura në vend. 5 zjarre janë ende aktive në vend, ka dyshime për zjarrvënie të qëllimshme. Situata më kritike mbetet në Makedonski Brod, ku sipas drejtorit Stojançe Angellov, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Zgjedhjet lokale afrohen, partitë zbulojnë kandidatët – VMRO-DPMNE me 40 emra, LSDM me 30, ndërsa VLEN në fazën finale të përzgjedhjes. Mickoski thotë se negociatat me partnerët vazhdojnë, por pa zbuluar detaje për komunikatë ku VLEN dhe Lëvizja “E Di” do të mbështeten nga partia e tij.
Ambasadorja daneze Pernile Deiler Kardel konfirmoi mbështetjen për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar nevojën për përmbushjen e obligimeve negociuese. Ministri Murtezani kërkoi që kriteret e Kopenhagës të jenë baza e vlerësimit, ndërsa opozita paralajmëroi për rreziqet nga bllokadat bilaterale dhe ndikimet e huaja, veçanërisht nga Rusia dhe Serbia.
Pas ndryshimeve në Ligjin për menaxhimin e pasurisë së konfiskuar, nga sot të gjitha institucionet shtetërore mund të kërkojnë automjete nga Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar. Drejtoresha Irena Ilievska njoftoi se mbi 1.700 automjete janë aktualisht në dispozicion. Ekspertët kërkojnë harmonizim ligjor dhe më shumë kuadër profesional.