
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 8-Nëntor-2025
Kohëzgjatja: 00:23:59
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Ka vazhduar aksioni për pastrimin e kryeqytetit, i cili u mbyt në plehra për disa javë. Tani nëpër rrugët e Shkupit po qarkullojnë mbi 100 automjete dhe qindra punonjës të Higjienës Komunale.
LSDM-së alarmon se Bashkimi Evropian mund të ndalojë financimet e programit IPARD-3 pas skandalit për keqpërdorime. Ministri Tripunovski thotë se fondet e IPARD-3 nuk janë në rrezik.
KE me vërejtje për zbatimin e Strategjisë për Reformën në Gjyqësi. Njohësit e fushës theksojnë se pavarësia e gjyqësorit mbetet e brishtë dhe se kërkohet ndërhyrje e menjëhershme.
Akademia e Shkencave dhe Arteve mbajti senacën zgjedhore. Izet Zeqiri, dhe Nevzat Bejtuli janë dy akademikët shqiptarë të ASHAM-it.