
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 12-Nëntor-2025
Kohëzgjatja: 00:31:44
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Gjykimi për zjarrin tragjik në diskotekën “Puls” në Koçan, do të fillojë më 19 nëntor. Nga Gjykata Penale, thonë se do të sigurojë kushte të nevojshme për procedurë të drejtë dhe transparente. Rastin do ta trajtojnë gjithsej 15 prokurorë dhe se nuk do të ketë shtyrje të seancave nga ana e tyre, thonë nga Prokuroria Publike.
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në mbledhjen e sotme shpalli edhe zyrtarisht përfundimin e procesit të zgjedhjeve lokale të vitit 2025. KSHZ gjithashtu informoi se në përputhje me Kodin Zgjedhore pret që Kuvendi ti shpallë zgjedhjet edhe në katër komunat ku nuk është arritur cenzusi në rrethin e parë të zgjedhjeve.
Ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, deklaroi se bisedimet për ndryshimet kadrovike në kuadër të qeverisë janë në zhvillim. Ai theksoi se prioritet i këtij procesi është ndërtimi i besimit dhe puna ekipore brenda koalicionit. Sipas tij fokusi kryesor duhet të jetë në cilësinë dhe kapacitetin profesional të individëve që do të udhëheqin me resorët.
Deri në fund të vitit do të mësohet nëse do të ketë rritje të energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël, thotë kryetari i komisionit rregullator për energjetik Marko Bislimovski. Ai siguron qytetarët se çmimet do të jenë stabile edhe përkrah kërkesës nga ana e MEPSOS për rritje të çmimit të transmetimit të energjisë.