Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 13.11.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 13-Nëntor-2025

Kohëzgjatja: 00:33:07

Kanali: DITARI

TOP LAJMET

Drejtoria e Policisë Financiare ka ngritur kallëzim penal ndaj tetë personave, përfshirë Blerim Bexhetin dhe ish-zyrtarë të Komunës së Sarajit dhe Shkupit, si dhe një inxhinier mbikëqyrës. Ata dyshohen për lëshimin e lejeve të ndërtimit dhe dokumenteve të rreme për një parcelë pa plan urbanistik të miratuar, duke shkelur kompetencat ligjore.

Kryeministri Hristijan Mickoski nuk dha detaje të reja rreth rikonstruimit qeveritar. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, mohoi spekulimet për emrin e tij në qeverinë e re dhe theksoi se bisedimet vazhdojnë për projekte të ndryshme. Ndërsa zëvendëskryeministri Arben Fetai njoftoi se VLEN ka propozuar Bekim Salin si zëvendësues të Izet Mexhitit.

Paga minimale pritet të rritet në mars për rreth 2.000 denarë, por jo para afatit ligjor. Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi, tha se analiza aktuale nuk justifikon një rritje të menjëhershme. Ndërkohë sipas Durmishit nga janari 2026, do të nisë subvencionimi i bizneseve për të nxitur investimet dhe rritjen e pagave.

Në Romë u mbajt mbledhja e parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri, qëllimi i së cilës është forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh. Në këtë kudër u nënshkruan 16 marrëveshje, përfshirë fushat e sigurisë kibernetike, shëndetësisë, luftës kundër trafikut të drogës dhe bashkëpunimit ushtarak.