
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 21-Dhjetor-2025
Kohëzgjatja: 00:26:53
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Ndotja e ajrit ka arritur nivele alarmante, duke rrezikuar shëndetin e fëmijëve dhe të sëmurëve kronikë, sidomos ata me probleme të mushkërive. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të qëndrojnë sa më shumë në ambient të mbyllur me ajër të pastër ose prindërit ti dërgojnë nëpër male.
Konsumimi i pakontrolluar të pijeve energjike ka shtuar numrin e rasteve të adoleshentëve që paraqiten në spitale me shtypje të lartë të gjakut, takikardi dhe çrregullime të tjera shëndetësore. Mjekët paralajmërojnë se këto produkte përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e të tyre.
Migrimi i të rinjve nga Maqedonia e Veriut po merr përmasa shqetësuese, me faktorët ekonomikë që mbeten arsyeja kryesore e largimit. Autorët e raportit shkencor “Potenciali i humbur” theksojnë nevojën urgjente për reforma që lidhin më ngushtë
arsimin me nevojat reale të tregut.
Komuna e Tetovës është bërë gati për dimër dhe festat e fundvitit. Ka marrë masat e nevojshme për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve, me tenderë të hapur për pastrimin e borës dhe furnizimin me kripë e zhavorr. Qyteti do të zbukurohet për festat, ndërsa disa oborre shkollash do të hapen për parking në shërbim të qytetarëve dhe mërgimtarëve.