Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 13.01.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 13-Janar-2026

Kohëzgjatja: 00:28:11

Kanali: DITARI

TOP LAJMET

Kryeministri Mickoski njoftoi takimin e lidershipit të mërkurën në mesditë. Do të kërkohet konsensus për ligjet reformuese, axhendën e integrimit evropian, shfuqizimin e Qeverisë Teknike si dhe çështje tjera. Koalicioni VLEN ka konfirmuar pjesëmarrjen, LSDM njoftoi bojkot ndërsa BDI pritet të merr vendim në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm pasditen e sotme.
Koalicioni VLEN, ka akuzuar deputetët e kualicionit AKI, të kryesuar nga BDI për votimin kundër verifikimit të mandatit të deputetes së VLEN Valbona Adili Emini, e cila erdhi në vendin e deputetit Salim Sylejmanit. Sipas VLEN kjo qasje e deputetë ve të AKI-së, është një akt i pa-precedent, i cili nuk njihet në praktikat parlamentare.
Kryeparlamentari, Afrim Gashi, zhvilloi një takim lamtumirës me ambasadoren e SHBA-së, Anxhela Ageler, duke vlerësuar lart kontributin e saj në forcimin e proceseve demokratike, bashkëpunimin institucional dhe dialogun me Kuvendin. Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së ndaj Maqedonisë së Veriut, duke e cilësuar atë partner strategjik dhe aleat të rëndësishëm.

Numri i personave të infektuar me grip është në rritje, klinikat ambulatore por edhe kapacitetet e spitaleve janë plot. Temperatura e lartë, kolla, dobësia janë simptomat më të zakonshme. Komplikimet nga virusi po bëhen gjithashtu më të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët disa prej të cilëve në Klinikën Kozle janë me mbështetje të oksigjenit.