
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 4-Shkurt-2026
Kohëzgjatja: 00:28:45
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Prokuroria Publike ka hap lëndë për pretendimet në dosjen “EPSTEIN”, për inde dhe monstra njerëzore nga Maqedonia. Edhe Ministria e Shëndetësisë ka formuar një grup pune që do të shqyrtojë nëse është respektuar ligji dhe protokollet për dhënien e lejes për eksport.
Shfaqen pakënaqësitë e para në formë proteste, menjëherë pas fillimit të zbatimit të projektit “SAFE CITY”. Gjobat e larta dhe konfiskimi i veturave ka shkaktuar revoltën e një pjese të qyterave në rajonin e Manastirit ndërsa komuniteti romë ndihet më i prekur.
Marrëdhëniet Maqedoni-Bullgari mbeten të brishta. Shkupi dhe Sofja shënuan ndarazi 154 vjetorin e lindjes së Goce Delcevit. Vijon të jetë i bllokuar edhe Komisioni dypalësh i historisë.
Lidhja e Sindikatave të Maqedonsië kërkon uljen e pagave të funksionarëve pasi refuzojnë të risin pagën minimale. Konsiderojnë se vetëm kështu zyrtarët mund ata kuptojnë se nuk jetohet me 25 mijë denarë. Nisma u dorëzua në Kuvend.