
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 4-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:26:54
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
VMRO-DPMNE ka deklaruar se mbetet e hapur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por këmbëngul në përfshirjen e diasporës në procesin zgjedhor. Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi se synohet organizimi i zgjedhjeve kredibile dhe mandat i plotë qeveritar, duke mos përjashtuar zgjedhjet e parakohshme nëse krijohet shumicë parlamentare. LSDM kundërshton propozimet, duke vlerësuar se ato krijojnë pabarazi në mënyrën e votimit.
Qeveria pritet të hyjë në fazën finale të riformatimit të kabinetit, ndërsa ndryshimet në pozitat ministrore do të votohen në Kuvend deri në mes të muajit. Profesori Bashkim Selmani vlerëson se ndryshimet janë pa efekt të dukshëm në funksionimin e shtetit, duke se problemi kryesor mbetet borxhi i lartë publik dhe mungesa e një strategjie të qartë zhvillimore.
Ribalanci i buxhetit nxiti debat të ashpër mes pushtetit dhe opozitës në Komisionin për Financë dhe Buxhet. Qeveria e konsideron rialokimin e mjeteve si të domosdoshëm për stabilitetin fiskal, ndërsa opozita e akuzon për keqmenaxhim të financave publike.
Një aksioni për mbrojtjen e mjedisit ka filluar në Tetovë dhe do të vazhdojë edhe në komuna të tjera, me synimin për të kontribuar në rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit. Iniciativa është përshëndetur nga Ndërmarrja Publike Komunale, e cila u ka bërë thirrje edhe bizneseve të tjera të ndjekin këtë shembull.