
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 5-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:25:11
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Takimi i partive politike për Kodin Zgjedhor ka përfunduar pa marrëveshje konkrete. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se Qeveria dhe VMRO-DPMNE janë të gatshme për kompromis, LSDM ka kritikuar propozimet për votimin e diasporës, ndërsa “E Majta” ka mohuar se kërkesat e saj janë pranuar plotësisht.
Maqedonia e Veriut ka shlyer para kohe eurobondin prej 700 milionë eurosh të vitit 2020, ka bërë të ditur kryeministri Hristijan Mickoski, duke theksuar se kjo ka ndihmuar në uljen e borxhit publik dhe kursime buxhetore. Por paralajmëroi edhe rritje të mundshme të çmimeve të karburanteve nga java e ardhshme. Sipas tij, vendi mbetet ende me çmimet më të ulëta në rajon.
Në vend janë regjistruar 9 zjarre në hapësira të hapura, nga të cilat 2 janë aktive, 1 nën kontroll dhe 6 të shuara, njofton, Qendra për Menaxhim me Kriza. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së tyre.
Rasti i konfirmuar me Ethet e Nilit Perëndimor në Shkup tregon se virusi qarkullon edhe në vend. Sipas mikrobiologëve shumë infektime mund të kalojnë pa u diagnostikuar për shkak të simptomave të lehta ose mungesës së tyre. Identifikimi i hershëm i rasteve të importuara dhe zbatimi i masave për kontrollin e mushkonjave mbeten thelbësore për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve.