
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 7-Korrik-2026
Kohëzgjatja: 00:33:19
Kanali: DITARI
S’ka konsensus dhe as ujdi politike për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mollë sherri votimi i diasporës. Maxhoranca thotë se ka shtrirë dorën për konsensus por Lidhja Shqiptare thotë se VMRO kundërshton mundësinë që diaspora të votojë në formë elektronike ose me postë edhe në zgjedhjet lokale. BDI kundërshton propozimin që aktet nënligjore të KSHZ-së që lidhen me votimin elektronik të diasporës të miratohen me shumicë votash e jo me konsenzus.
Kuvendi ka vazhduar diskutimin rreth ribalancit të buxhetit. Pavarësisht nevojës për alokim fondesh, në diskursin politik, pushteti vecon rritjen ekonomike në dy vitet e fundit, ndërsa opozita me kritika për shpensim parash në ndërtimin e autostradave të shtrenjta.
VLEN e ka cilësuar historike nënshkrimin e kontratës për financimin e pjesës së dytë të autostradës Shkup–Bllacë, në vlerë prej rreth 200 milionë eurosh. Sipas partisë shqiptare në pushtet, ky projekt, në të kaluarën, është keqpërdorur për interesa elektorale.
Në Strugë kanë nisur punimet në Kolektorin Lindor. Paraprakish është arritur marrëveshje me qytetarët për shpronësimin. Vëc kësaj, Komuna ka miratuar edhe projektin për zëvendësimin e gypave të asbestit.