Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 09.07.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 9-Korrik-2026

Kohëzgjatja: 00:26:18

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Nuk ka përparim në arritjen e marrëveshjes për Kodin e ri Zgjedhor para afatit të 15 korrikut. Pushteti kërkon kompromis për votimin e diasporës, ndërsa opozita mbetet e ndarë për modelin zgjedhor. Kryeministri Hristijan Mickoski shprehet i gatshëm për lëshime.

Projekti i autostradës Shkup–Bllacë ka hyrë në fazën e realizimit, njofton koalicioni VLEN. Janë siguruar financimi dhe kontratat për ndërtimin e segmentit të dytë, ndërsa punimet pritet të zhvillohen sipas standardeve dhe afateve të përcaktuara.

Komisioni Parlamentar për Financim dhe Buxhet vazhdoi shqyrtimin e amendamenteve për ribalancin e Buxhetit. Opozita kërkoi më shumë mjete për infrastrukturë, bizneset dhe projekte të ndryshme, por amendamentet nuk u miratuan. Por pushteti mohon se qeveria nuk po kujdeset për investime komunale.

Fondi për Sigurim Shëndetësor njofton se nga 1 gushti ilaçi “Foster” do të jetë i disponueshëm me participim prej 280 denarësh, pasi të harxhohen sasitë ekzistuese në barnatore. FSSH thekson se ulja e çmimeve të barnave do të realizohet përmes përfshirjes së tyre në listën pozitive dhe negociatave me prodhuesit.