Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




DITARI 1 - 12.05.2021

Ditari 1 së bashku me Migena Gorencën...

Shikime: ...

Date: 12-Maj-2021

Kohëzgjatja: 00:36:22

Kanali: DITARI

Besimtarët bëjnë përgatitjet e fundit për Bajram. Nesër do të mund të falin Bajramin në qetësi pas heqjes së orës policore për shkak të festës. Xhamitë janë pastruar e dezinfektuar. Në urimin tradicional Kreu I BFI-së përkujton se Ramazani në kushte pandemie, ishte vlerë e shtuar për besimtarët. Sot vendi rejistroi 16 viktima dhe 150 raste të reja.

Shpallen shtatë thirrje publike për mbështetje financiare për sektorët e rrezikuar nga pandemia Kovid shumica e të cilëve u ankuan gjatë kohë se ishin lënë jashtë ndihmave qeveritare. Paketa e gjashtë anti-krizë, do të mbështesë rreth 10 mijë kompani me rreth 60 mijë të punësuar.

Ministri I jashtëm Bujar Osmani u shpreh sot i zhgënjyer për vonesën e celjes së negociatave. Sipas tij para vendit është ngritur një mur që RMV shpreson ta kthejë në një dtitare mundësie . Por Qeveria teknike bullgare shuan shpresat. Shefi i ri teknik i diplomacisë Bullgare, Svetlan Stoev, thotë se Qeveria teknike nuk ka autorizime për të ndryshuar pozicionet aktuale

Armiqësitë midis Izraelit dhe Hamasit u përshkallëzuan sot, me mbi 40 të vrarë në Gaza dhe pesë në Izrael, në luftimet më intensive deri më tani në vitet e fundit. Teksa bota bën thirrje për ulje të tensioneve, Izraeli thtë se militantët islamikë do të paguajnë cmim të lartë. Një protestë në mbështetje të Palestinës u mbajt në Stamboll dhe Uashington.