Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 12.09.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 12-Shtator-2026

Kohëzgjatja: 00:31:18

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Kompania “TESSA Energy” ka vënë në funksion centralin e ri kogjenerues në Shkup, me investim prej 2.5 milionë eurosh. Dy gjeneratorët do të prodhojnë energji elektrike dhe nxehtësi, duke siguruar ngrohje për rreth 500 amvisëri dhe 14 institucione në Çair dhe Butel.

MPB ka ngritur kallëzime penale ndaj 27 personave, përfshirë një punonjëse të ministrisë, nën dyshimin për lëshim të paligjshëm të patentë-shoferëve. Dyshohet se 21 persona janë pajisur me kategori të futura në mënyrë të kundërligjshme.

Shkolla “Rexh Rushit Ajazi” në Zajaz ka pësuar rënie të madhe të numrit të nxënësve, nga 960 në vetëm 250. Shkak kryesor janë emigrimi, shpërngulja dhe nataliteti i ulët. Nxënësit shprehin mall për shokët e larguar, ndërsa mësuesit kërkojnë masa për të ndalur emigrimin.

Rastet e etheve të Nilit Perëndimor në vend po ulen falë spërkatjes kundër mushkonjave dhe rënies së temperaturave. Deri tani janë prekur 57 persona, ndërsa 8 kanë humbur jetën. Në Klinikën Infektive në Shkup vazhdojnë të trajtohen 6 pacientë.