Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 23.06.2024

Ditari 1 në TVM2......

Shikime: ...

Date: 23-Qershor-2024

Kohëzgjatja: 00:28:43

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Me replika dhe kundër-replika të shumta po vazhdon seanca e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë së re, të propozuar nga mandatari dhe lideri i VMRO-DPMNE-së -Hristijan Mickoski.Deputetë të opozitës nga LSDM dhe BDI kritikuan mandatarin se premtimet e tij nga fushata parazgjedhore nuk janë përfsirë në programin e qeverisë. Ndërsa ish-opozita që tani merr pushtetin u kundërpërgjigj me akuza të ashpra për katandisjen e shtetit.
LSDM planifikon të mbështesë politikat e mandatarit Hristijan Mickoski sa i takon propozim ligjit për stopimin e rritjes së çmimit të energjisë pasi sipas tyre përbën vazhdimësi e politikave të tyre. Deputeti i kësaj partie Fatmir Bytiqy ka kërkuar nga Mickoski që të japë llogari qytetarëve për zhytjen e shtetit në borxhe të reja prej 1 miliard euro.
Temperaturat e larta që kanë kapluar vendin kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën klinikë të kardilogjisë. Kardiologu Besir Murtezani thotë që pacientët më të prekur janë ata që vuajnë nga sëmundjet kronike kardiovaskulare, të diabetit dhe sëmundjet e veshkave. Ai rekomandon qytetarët që të evitojnë daljen në natyrë nga ora 10 deri në 17.
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut nëpërmjet një komunikate lëshuar mediave u ka bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë së Veriut të cilët ndodhen në Liban të largohen nga atje për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.