Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 06.03.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 6-Mars-2025

Kohëzgjatja: 00:31:43

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Partitë shqiptare në konfrontim të sërishëm, sa i takon përfaqësimit të denjë të shqiptarëve në ekzekutiv dhe përfshirjes eventuale në krim. VLEN ka ironizuar përpjekjet e BDI-së për marrjen e meritave me miratimin e ligjit për masa restriktive. Ndërkohë BDI ka hedhur dyshime ndaj VLEN-i për përfshirje në krim, pas deklarimeve të ministrit për Marrëdhënie midis Bashkësive, Stoilkoviq, se i ka shpëtuar nga turpi.

Kryetari i Kuvendit kroat ndodhet për vizitë zyrtare në vend. Integrimi i vendit në BE, por edhe sfidat e sigurisë në Evropë dhe botë, ishin në fokus të takimit. Marrëdhëniet politike mes dy vendeve, dy bashkëbiseduesit i kanë cilësuar të shkëlqyera.

LSDM dhe VMRO-DPMNE me akuza dhe kundërakuza për rritjen e pagës minimale. Pushteti po shmang përgjigjen e prerë, nëse është i gatshëm të subvencionojë kontributet në pjesën e diferencës nga paga e re minimale e kërkuar nga sindikatat prej 500 euro.

Mbështetja për Ukrainën dhe mbrojtja evropiane, në fokus të samitit special të BE-së në Bruksel, ku merr pjesë edhe Zelenski. Po negociohet struktura financiare dhe sigurimi i fondeve për sigurinë e Kontinentit të Vjetër, pasi ShBA-ja deklaroi se Evropa është vetë përgjegjëse për veten dhe ndaluan ndihmën ushtarake për Kievin.