Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 17-Shtator-2024
Kohëzgjatja: 00:32:08
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Kuvendi miratoi huamarrjen prej gjysmë miliard eurosh nga banka hungareze eksport import. Zëvendës ministri i financave Nikollçe Jankullovski duke e mbrojtur para deputetëve nevojën për një hua të tillë, tha se bëhet fjalë për kredi me interest ë ulët, me afat shlyerje prej 15 vjet, me grejs periudhë prej tre vitesh dhe kamata fikse me lartësi prej 3,25 për qind. Nuk munguan kritikat e LSDM-së opozitare.
Shefi i diplomacisë Timço Mucunski, paralajmëron se vendi në formë institucionale evropiane do të kërkojë “Propozim francez plus” që çështja e euro integrimeve të vendit, të mos varet nga mosmarrëveshjet dypalëshe siç është rasti me Bullgarinë. Por drejtresha e Institutit për politika evropiane Simonida Kacarska është pesimiste se BE dhe Bullgaria mund të pranojnë zbatim të prolonguar të ndryshimeve kushtetuese.
Për shkak të mos thirrjes së mbledhjes së komisionit për politika sociale me rend dite propozim ligjin për ‘branitellat’, E majta paralajmëron kallzim penal ndaj kryeparlamentarit Afrim Gashi. Por nga zyra e kryeparlamentarit Gashi sqarojnë se seanca e komisionit është thirur nga kryetarja e komisionit Ilire Dauti javën e shkuar, dhe ai nuk mund të thërasë seancë shtesë.
Rreth dymijë nxënës me nevoja të veçanta po përballen me vështirësi për qasjen e tyre nëpër shkollat fillore të vendit. Asistentët personal do ta lehtësonin shumë lëvizjen e tyre, thonë nga shoqata SOS Vita. Nga Ministria e Arsimit kanë paralajmëruar se këtë vit do të punësohen rreth njëmijë profesionist, që do të angazhohen në organizimin e mësimit për nxënësit me nevoja të veçanta në shkollat fillore dhe të mesme të vendit.