Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 01.11.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 1-Nëntor-2024

Kohëzgjatja: 00:30:22

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, Mihalis Rokas, i ka dorëzuar progres raportin, minsitrit për çështje evropiane, Orhan Murtezani. Njëherit Rokas ka theksuar nevojën që vendi për të vazhduar rrugën evropiane, të bëjë hapa konkret drejt ndryshimeve kushtetuese, si dhe vazhdimin e reformave.

Kryeministri Hristijan Mickoski një dit më parë ka deklaruar se zyrtarë të BDI-së i kanë dërguar SMS porosi, me të cilat i është kërkuar vetëm gjysma e pushtetit të koalicionit VLEN për tu bërë pjesë e Qeverisë. Por nga BDI duke mohuar pretendimet e tilla kanë kërkuar nga Mickoski që nëse posedon SMS të tilla, ti publikojë ato. Ndërsa deputeti i koalicionit VLEN Adnan Azizi, ka thënë se ajo që u tha nga kryeministri, është dëshmi se pse për kaq vite nuk u implementua Marrëveshja e Ohrit.

Një patë e egër e gjetur e ngordhur në një kompleks në Zllokuçan të Shkupit ka rezultuar pozitiv me gripin e shpendëve. Këtë e kanë konfirmuar nga Agjencia për Ushqim dhe Veterinari, nga e cila thonë se nuk ka vend për panikë, pasi virusi nuk përhapet lehtë tek njerëzit.

Kufizimi i marzhës së fitimit për produktet e shportës së vjeshtës dha rezultate konkrete, ka vlerësuar Ministri e Ekonomisë, Besar Durmishi. Kjo masë përfundoi dje, por ministri Durmishi tha se do të intervenojë nëse vërehet rritje drastike e çmimeve. Qytetarët shprehen pjesërisht të kënaqur me rezultatet e kësaj mase. Derisa LSDM-ja opozitare vlerëson se masa ishte e dështuar.