Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 7-Tetor-2024
Kohëzgjatja: 00:33:10
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Inspektorët shëndetësorë po inspektojnë nëse ka pasur lëshime në Klinkën e fëmijëve në Shkup dhe në Spitalin Kozle, që çuan në vdekjen e voglushes 14 muajshe. Inspektimin po e pret edhe minsitri i shëndetësisë Arben Taravari, sipas të cilit përgjegjësi për rastin patjetër të ketë. Për vdekjen e voglushes e cila nuk ishte pranuar për trjatim spitalorë në Klinikën e fëmijëve në Shkup, kanë kërkaur përgjegjësi edhe BDI dhe LSDM-ja opozitare.
Qytetarët e Gostivarit po përballen me mungesën e ujit të pijshëm, pasi analizat e fundit flasin se uji i ujësjellësit në këtë qytet nuk është i pijshëm. Sipas analizave uji në qytetin e Gostivarit ishte i papijshëm gati gjithë javën e fundit të muajit të kaluar pasi analizat treguan se ka prani të bakteries Esheria Koli. Problem me ujin edhe disa lagje të qytetit të Tetovës.
Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të thellojnë bashkëpunimin ekonomik dhe sferën energjetike, por edhe bashkëpunimin në sfera tjera. Kjo u theksua në press konferencën e përbashkët në Shkup mes dy kryemisnitrave Hristijan Mickoski dhe Millosh Vuçeviq. Mickoski tha se me Serbinë ndajnë shumë më shumë sesa kufijtë e përbashkët, ndërsa kryemisnitrin serb e priti pa ministrat shqiptarë në kabinetin e tij. Deklarata e kryemisnitrit shkaktoi reagimin e Aleancës për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës.
Shqipëria do të jetë një hap para Maqedonisë së Veriut në rrugën euro integruese, pasi ajo këtë muaj do ti fillojë bisedimet me BE-në. Kështu vlerëson Simonida Kacarska nga Instituti për politika Evropiane, sipas të cilës kjo do të ndikojë në situatën e brendshme politike në vend.