
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 18-Shtator-2026
Kohëzgjatja: 00:30:39
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Mijëra qytetarë janë mbledhur sot në mesditë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën e thirrur nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, për të kundërshtuar vendimin dënues në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së. Organizatorët kanë paraqitur katër kërkesa për institucionet e vendit.
Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit vazhdoi gjykimi për “Llotarinë Shtetërore”. Në tryezën e të akuzuarve, Perparim Bajrami, ish-drejtor i Llotarisë Shtetërore, deklaroi se nuk ndjehet fajtor. Edhe Avokati mbrojtës tha se Ministria e Financave i kishte dhënë Lotarisë miratim për të organizuar lojëra të fatit.
Maqedonia mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj anëtarësimit në BE, por procesi duhet të bazohet në reforma dhe merita, në vend të hapjes së vazhdueshme të çështjeve të reja bilaterale, thotë kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, gjatë fjalimit para Këshillit Atlantik në Uashington. Por, kreu i LSDM-së, Venko Filipce vizitën e kryeministrit Mickovski në SHBA, e cilësoi si vizitë të dështuar.
Krimi kibernetik po shndërrohet në një rrezik jo vetëm për njerëzit por edhe për institucionet në shumë vende të botës. Agjencia për komunikime Elektronike njofton më të sulmuarit, janë sektorët e energjetikës, sektori bankar ose sektori financiar.