Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.10.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 11-Tetor-2024

Kohëzgjatja: 00:30:51

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Shfuqizimi i “Balansuesit” nga Gjykata Kushtetuese, nuk rrezikon përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve në institutucionet shtetërore, ka deklaruar Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, sipas të cilit përfaqësimi i drejtë është kategori kushtetuese dhe këtë nuk mund ta abrogojë askush. Ndërkohë BDI mohon ta ketë mbështetur strategjinë për heqjen e balancuesit derisa ata ishin në pushtet. Ndërsa Lëvizja E Di, ka mirëpritur vendimin e kushtetueses, duke theksuar se identiteti etnik nuk duhet të jetë privilegj për punësim.

Vendi po shënon 11 tetorin ditën e kryengritjes Popullore kundër fashizmit. Krerët shtetërorë dhe liderët politik kanë përcjellur mesazhe për ndërtimin e një shteti me perspective evropiane.

Organet hetimore kanë nisur hetime për rastin e zjarrit në ndërtesën në Cerovë të çairit më dy tetor. Zjarri në këtë ndërtesë ka prekur rreth 100 familje, të cilat janë në pritje të hetimeve dhe analizave nëse ato mudn të kthehen në banesat e tyre.

Vonesat e procedurave të ndryshme administrative po demtojnë sektorin e biznesit një kohë të gjatë thotë Durim Zeqiri nga OEMVP, sipas të cilit zgjidhja duhet të shihet tek avancimi i digjitalizimit. Ministri për transformim digjital, Stefan Andonovksi për TVM2 deklaron se janë të vetëdijshëm për pengesat e biznesit të cilat burojnë nga barierat administrative, dhe për këtë qëllim kanë shtuar rreth 70 shërbime të reja në portalin për shërbime elektronike.