Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 29-Tetor-2024
Kohëzgjatja: 00:26:43
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Një grup punues i ekspertëve po punojnë në përgatitjen e një zgjidhjeje të re ligjore për përfaqësim të drejtë dhe adekuat që do të zëvendësojë balansuesin. Kryeministri Hristijan Mickoski konfirmoi se ekziston një trup i tillë.
Letra e Ahmetit arriti edhe në dorë të kryeministrit Mickoski. Kreu i ekzekutivit thotë se Ahmeti kërkon nga ai që të intervenojë në Gjykatën Kushtetuese sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve, për të cilin ai ka shprehur shqetësim.
Dyshime për krim financiar në Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik. Revizioni ka konstatuar praktika të dyshimta, projekte fantazmë, ndërmarrje të lidhura me politikanë dhe marrëveshje të jashtligjshme.
BDI dhe LSDM akuzojnë pushtetin për qëndrim kundërthënës mbi projektet infrastrukturore Korridori 8 dhe 10D. Sipas tyre VMRO DPMNE sa ishte në opozitë i kritikonte ato. “Ishim kundër larjes së parave përmes korridoreve”, përgjigjen nga VMRO DPMNE.