Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 14.03.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 14-Mars-2026

Kohëzgjatja: 00:28:38

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë në protestën e sotme shprehu revoltë duke kërkuar rritjen e pagës minimale në 600 euro dhe rritje lineare të të gjitha pagave të tjera për të paktën 6.000 denarë. Thonë se pagat aktuale nuk po e ndjekin rritjen e shpenzimeve reale të jetesës.

Debati mbi përdorimin e gjuhës shqipe është rikthyer në opinionin publik pas deklaratës së kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski, lidhur me njoftimet e gjobave nga sistemi “Qyteti i Sigurt”. Profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se përdorimi i gjuhës shqipe është i garantuar me amendamentet kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi.

Para shënimit të përvjetorit të tragjedisë në Koçan, Qeveria sot organizon një konferencë ndërkombëtare. Qëllimi është analizimi i reagimit të institucioneve, ekspertëve shëndetësorë dhe partnerëve ndërkombëtarë, si dhe vazhdimi i zgjidhjeve sistemore për një gatishmëri më të mirë në situata krize.

Piku i gripit sezonal tashmë ka kaluar dhe numri i pacientëve me viroza është në rënie, njofton mjeku Abdylhamit Kasami. Ai thekson se rastet më të rënda janë shfaqur kryesisht te personat me sëmundje kronike, gratë shtatzëna dhe fëmijët e vegjël. Mjeku rekomandon rritjen e imunitetit përmes ushqimit të shëndetshëm, gjumit të rregullt dhe aktivitetit fizik.