Shikime: ...
Date: 16-Dhjetor-2024
Kohëzgjatja: 00:00:24
Kanali: MAQEDONI
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në bashkëpunim me kabinetin e kryeministrit kanë përgatitur plan afatgjatë 2024-2030 për përmirësimin e cilësisë së ajrit. Sipas ministrit të resorit, Izet Mexhiti, aktivitetet do të kapin fushat në energjetikë, industri, transport dhe pylltari. Angazhimi do të jetë qendror dhe lokal, ndërkaq Mexhiti kërkon bashkëpunim edhe me publikun, mediat dhe organizatat joqeveritare.