Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 25.12.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 25-Dhjetor-2024

Kohëzgjatja: 00:30:25

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Në prag të festave të fundvitit tregtarët rritën çmimet deri në 25%. Ministri i Ekonomisë, Besart Durmishi, paralajmëroi dënime për tregtarët që kanë manipuluar me çmimet. Edhe kryeministri Mickoski paralajmëroi reagimin e Qeverisë.

Derisa Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani, po priste kërkim faljen nga Kryetari i Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi, Kryeministri Hristijan Mickoski u ka kërkuar falje banorëve të Haraçinës dhe Likovës për vonesën në hapjen e çerdheve. Ka edhe kryetarë të pa përgjegjshëm të komunave, por kjo nuk duhet të jetë arsye për ta penguar hapjen e çerdheve tha kryeministri.

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, ka mbajtur fjalimin e parë të fundvitit në Kuvend. Në fjalimin e saj ajo u fokusua te eurointegrimet dhe Ndryshimet Kushtetuese, me ç’rast kërkoi që Brukseli dhe Bullgaria të pajtohen me qëndrimin për ndryhsime kushtetuese që do të hinin në fuqi pas integrimit të vendit në BE. Opozita me vlerësim negativ për fjalimin e presidnetes, VMRO-DPMNE e mbështeti atë.

Partitë opozitare kanë kritikuar Qeverinë aktuale për mënyrën e qeverisjes në gjashtë muajt e kaluara. Derisa Ziadin Sela nga Fronti Evropian ka lëshuar kritika në adresë të Qeverisë dhe koalicionit VLEN, për qasjen ndaj shqiptarëve dhe eurointegrimet, kreu i LSDM-së Venko Filipçe ka lëshuar kritika për partizim të institucioneve dhe uzurpim të gjyqësorit. Kryemisnitri Mickoski ka thënë se Qeveria po e përmbush atë që u ka premtuar qytetarëve.