Shikime: ...
Date: 5-Janar-2025
Kohëzgjatja: 00:02:53
Kanali: MAQEDONI
Ndotja e ajrit vazhdon të mbetet një problemet kryesore në më shumë vendbanime të vendit. Grimcat e rrezikshme PM ditëve të fundit ishin disa herë më të larta se sa është e lejuar pothuajse në të gjithë vendin. Shkupi është një nga rastet më alarmante. Derisa autoritetet përpiqen fajin tua hedhin amvisërive ambijentalistët kanë mendim tjetër për faktorët e ndotjes së ajrit. Sipas Arianit Xhaferit, njohës i kësaj problematike, realisht janë industritë e vjetra ndotësit më të mëdhenj të ajrit, të cilat duhet të modernizohen në mënyrë që të ulen emetimet e gazrave.