Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 07.06.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 7-Qershor-2026

Kohëzgjatja: 00:28:31

Kanali: MAQEDONI

VLEN mbështet fuqishëm miratimin e Propozim-Ligjit për Përfaqësim të Drejtë, duke e cilësuar atë si hap të rëndësishëm në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe avancimin e përfaqësimit adekuat në institucione. Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, theksoi se ligji përfaqëson një arritje konkrete pas dy dekadash mosrealizimi nga qeverisjet e kaluara.

Rritja e përdorimit të trotinetëve elektrikë, veçanërisht nga fëmijët, po paraqet rrezik serioz për sigurinë në komunikacion. Autoritetet kompetente apelojnë për respektimin e masave të sigurisë dhe moslejimin e përdorimit të trotinetëve elektrikë nga fëmijët nën moshën 14 vjeç.

Komuna e Çairit, do të fillojë procedurat për hapjen e një biblioteke moderne për të rinjtë dhe adhuruesit e librit në Çarshinë e Vjetër. Kryetari i Komunës Izet Mexhiti, theksoi se ky projekt synon shndërrimin e hapësirës mbi Sheshin Skënderbe në një qendër bashkëkohore për lexim, studim dhe aktivitete kulturore.

Kosova sot mban zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare me të drejtën e votës të mbi dy million qytetarëve. Procesi zgjedhor po zhvillohet në përputhje me standardet demokratike, dhe interes të shtuar për të ardhmen institucionale të vendit.
Institucionet përgjegjëse po e menaxhojnë procesin në mënyrë transparente dhe në koordinim me vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë, duke garantuar votim të lirë dhe të rregullt.