Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 22.01.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 22-Janar-2025

Kohëzgjatja: 00:28:55

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Zgjerimi i BE-së me vendet aspirante, përfshirw vendet e Ballkanit Perëndimorë, paraqet investim gjeo-strategjik, ka deklaruar kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Sipas tij gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për të përmbushur angazhimet e tyre. Për një epokë të re gjeostrategjike ka folur edhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

BDI ka akuzuar linderët e koalicionit “VLEN” për keqpërdorim të fondeve shtetërore, gjatë qëndrimit në SHBA, me rastin e inaugurimit të presidentit amerikan, Donald Trump. Nga koalicioni “VLEN” thonë se derisa ata qëndronin në Uashington duke përfaqësuar shqiptarët, BDI po fshinë djersët nga frika se mos përfundojnë në listat e zeza amerikane! Partitë shqiptare janë përplasur edhe rreth ligjit për mbrojtjen e fëmijëve.

Megjithwse në listwn e zezë amerikane për shkak të përfshirjes në korrupcion, gjykatësi Enver Bexheti vazhdon të jetë gjykatës në Gjykatën e Apelit në Shkup. Këshillit Gjyqësorë ka inicuar procedura për përgjegjësi ndaj disa gjykatësve, por kryetari i Këshillit, Aleksandar Kambovski, nuk bën të ditur nëse në mesin e tyre ndodhet edhe gjykatësi Bexheti.

Mungesa e medikamenteve për terapinë biologjike të pacientëve onkologjik do të zgjidhet me aneks marrëveshje, ndërsa dy barna të terapisë biologjike do t'i dhurojë prodhuesi. Kështu do të zgjidhet kriza me terapi biologjike në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapisë, bëri të ditur Drejtori i Fondit Shëndetësor, Sasho Klekovski.