Shikime: ...
Date: 31-Janar-2025
Kohëzgjatja: 00:04:42
Kanali: MAQEDONI
Sot qytetarët po bojkotojnë marketet. Përmes rrjeteve sociale ata u organizuan për të dërguar mesazhe te tregtarët dhe autoritetet për shkak të rritjes enorme të çmimeve. Pronarët e marketeve dhe shitësit thonë se vërehet rënia e blerësve për shkak të bojkotit, por ata theksojnë se çështja e çmimeve nuk varet nga ata, por nga furnizuesit.