Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 29-Korrik-2025
Kohëzgjatja: 00:36:14
TOP LAJME
Kuvendi e ka miratuar interpelancën ndaj kryeporkurorit Lupço Kocevski, të ngritur nga deputetët e “Së Majtës”. Interpelanca u mbështet nga deputetët e shumicës dhe opozita shqiptare, por jo edhe nga LSDM-ja opozitare. Por Kocevski ka vlerësuar se interpelanca nuk ishte e nevojshme pasi ligji nuk parashikon përgjegjësi politike ndaj tij.
BDI ka riaktualizuar kërkesën për veting me mbykqyrje ndërkombëtare. Por Zv.Kryemsinitri i parë, Izet Mexhiti, thotë se BDI nuk ka kredibilitet për të kërkuar diçka të tillë pasi gjysmën e kryesisë e ka në listen e zezë, apo nën hetime. VLEN dhe BDI janë përplasur edhe për përmendoren e figures kontraverze të Qoseto dhe punimet në Kalanë e Shkupit.
Në komunën e Çairit gara për kreun e komunës duket se do të zhvillohet ndërmet Bujar Osamnit nga BDI dhe Izet Mexhitit nga kolaicioni VLEN. Numri dy i qeverisë Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se sipas të gjitha gjasave ai do ti futet garës për kryetar të Çairit.
Nesër mbahet mbledhja e Këshillit ekonomik social, ku sindikat rezprezentativ do të jetë Lidhja e Sindikatave, e cila do ta dorëzojë kërkesën për 500 euro pagë minimale dhe rritje plotësuese të pagave të tjera. Qeveria është e angazhuar për rritje të pagave në vend, thotë kreyemisnitri Hristijan Mickoski, por sipas tij Lidhja e Sindikatave është bashkëpunëtore e opozitës.