
Maqedoni
Shikime: ...
Date: 5-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:01:12
Kanali: MAQEDONI
Treni i qytetit nga Zelenikova, përmes Draçevës, Lisiçes së re, Kisella Vodës, Aerodromit deri te Stacioni Hekurudhor në Shkup, do të nisë funksionimin nga 1 shtatori, me shpejtësi në disa segmente prej 80 deri në 90 kilometra në orë, ndërsa sipas orarit do ta përshkojë këtë relacion për 25 minuta.
Këtë e paralajmëruan Ministri i Transport, Aleksandar Nikollovski, dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjeorgjievski, të cilët sot inspektuan punimet në linjën hekurudhore.
Gjorgjievski, gjithashtu paralajmëroi edhe furnizimin e qytetit të Shkupit me 100 autobusë të rinj.