Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 22-Tetor-2025
Kohëzgjatja: 00:33:14
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Britania e Madhe është nikoqire e Samitit të Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. Liderët e rajonit janë mbledhur për të biseduar për forcimin e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe infrastrukturor, si dhe përshpejtimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit.
Një grup fajdexhinjsh dhe personash të dyshuar për krime të rënda kanë qenë shënjestër e një aksioni të koordinuar nga Ministria e Punëve të Brendshme nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Aksioni përfshin bastisje në disa lokacione në kryeqytet.
Mblidhen prova nën dyshimin për vepra penale të kryera në lidhje me mosmbledhjen e mbeturinave komunale në kryeqytet. MPB bastis hapësirat e Qytetit të Shkupit dhe “Higjienën Komunale”.
Partitë politike dhe garuesit e tjerë në zgjedhjet lokale vazhdojnë fushatën për rreth të dytë, në komunat ku ka balotazh.