Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 20.12.2025

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 20-Dhjetor-2025

Kohëzgjatja: 00:29:12

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Ndotja e ajrit në Shkup ka arritur nivele alarmante, duke e renditur qytetin ndër më të ndoturit në botë dhe të dytin në Evropë. Ministria e Mjedisit Jetësor ka aktivizuar masa urgjente për mbrojtjen e shëndetit publik, me theks te kategoritë më të rrezikuara.

Sistemi “Termini Im” pritet të avancohet ndjeshëm përmes krijimit të një qendre nacionale që do të menaxhojë në mënyrë të centralizuar të dhënat dhe proceset e caktimit të termineve shëndetësore. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, theksoi se kjo reformë synon të ulë pritjet e pacientëve, të rrisë transparencën dhe të përmirësojë qasjen në shërbime specialistike.

Në kuadër të projektit pilot “Qyteti i Sigurt”, Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur një sportel të veçantë për korrigjimin e të dhënave të kontaktit të drejtuesve të automjeteve, me qëllim funksionimin më efikas të sistemit të njoftimit për shkeljet në komunikacion. Qytetarët e vlerësojnë këtë hap si pozitiv dhe të nevojshëm për rritjen e sigurisë rrugore

Në Kongresin e BDI-së, u miratuan katër rezoluta kyçe, ndërsa Ahmeti propozoi zgjerimin e mekanizmit të Badenterit për formimin e Qeverisë dhe vendimmarrjen në Gjykatën Kushtetuese. Ai theksoi nevojën për vetting gjithëpërfshirës dhe marrëveshje kombëtare për përparim ekonomik.