Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 02.02.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 2-Shkurt-2026

Kohëzgjatja: 00:30:06

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Qeveria konstituoi Këshillin Nacional për Hetime Financiare dhe Konfiskim të Pasurisë së Paligjshme, duke u zotuar se nuk do të ketë drejtësi selektive apo të paprekshëm. Kryeministri Hristijan Mickoski tha se janë në procedurë mbi 50 lëndë për korrupsion të lartë, ndërsa institucionet presin hapjen e rasteve të reja.

Zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurtë” ka dhënë rezultate konkrete që në muajt e parë të funksionimit. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, numri i shkeljeve dhe gjobave në komunikacion është ulur ndjeshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në zvogëlimin e numrit të të lënduarve dhe viktimave në aksidentet rrugore. Qytetarët janë të kënaqur nga implementimi i kësaj mase.

Në procesin gjyqësor për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, mbrojtja paraqiti kërkesa të reja për ndërprerje të procedurës ndaj një pjese të policëve të akuzuar. Avokati Petre Shilegov kërkoi përjashtimin e atyre zyrtarëve që, sipas vendimit të Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsionit, nuk kanë pasur autorizim për inspektimin e përdorimit të mjeteve piroteknike.

LSM akuzon Qeverinë për mungesë serioziteti, pasi përfaqësuesit e saj nuk u paraqitën për nënshkrimin e marrëveshjes për rritjen e pagave prej 40 për qind. Qeveria i mohon akuzat dhe njofton se dialogu me sindikatat do të vazhdojë të enjten, duke insistuar në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.