
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Prill-2026
Kohëzgjatja: 00:29:57
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Organet kompetente kanë konstatuar rritje të çmimit të disa produkteve bazë, përfshirw bukën, vezët dhe vajin. Qeveria në bazë të raportit nga Ministria e Ekonomisë, nesër do të vendosë nëse do të ndërmerren masa të reja kundër rritjes së çmimeve, si ulja e TVSH-së apo kufizimi i marzhës së fitimit.
Numri i fëmijëve me ngecje në zhvillim ka shënaur rritje. Defektologët thonë se ka shumw faktorë që e shkaktojnë ngecjen në zhvillim, ndërsa theksojnë nevojën për subvencionimin e ilaçeve. Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, thotw se po punohet në këtë drejtim.
Bashkësia Hebraike në Maqedoni ka njoftuar për një tentim që ti vihet flaka ndërtesës së kësaj Bashkësie dhe sinagogës në Shkup. Incidentin e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendëshme. Ndërsa duke e dënuar incidentin, Ambasada izraelite u bëri thirrje autoriteteve që t’i nxjerrin përgjegjësit para drejtësisë.
Shtetet e Bashkuara kanë shtuar presionin ndaj Teheranit pas dështimit të negociatave në Islamabad. Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar bllokadë ndaj porteve iraniane. Por autoritetet në Teherani theksuan se nuk do të dorëzohet ndaj kërcënimeve të Trump.