
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 21-Shkurt-2026
Kohëzgjatja: 00:24:24
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Qeveria është stabile, pavarësisht fërkimeve sporadike brendapartiake të partnerëve të koalicionit. Kryeminisitri Mickoski përjashton mundësinë për zgjedhje të parakohëshme parlamentare. Prioritet, zbatimi i reformave.
Kryeministri Mickoski dhe u.d. ambasadore e SHBA-ve, kanë inspektuar ndërtimin e autostradës Gostivar–Bukojçan, pjesë e korridorit 8. Vlerësojnë se, korridori 8 është aset i rëndësishëm i NATO-s, që përmirëson sigurinë në rajon. Garantuan realizimin e projektit brenda afateve të përcaktuara.
Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka asgjësuar mbi një tonelatë ushqime të pasigurta të cilat shiteshin si ushqime të shëndetshme.
Dezinformimi mbi vaksinat ka bërë që në Kumanovë të bie interesimi për vaksinimin kalendarik të fëmijëve. Vaksinën kundër fruthit e kanë pranuar vetëm 40% e fëmijëve.