Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 04.04.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 4-Prill-2026

Kohëzgjatja: 00:38:44

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Qeveria nesër pritet të miratojë masa të reja të cilat do të ndikojnë që rritja e çmimit të karburanteve, të jetë sa më e ulët. Kryeministri Hristijan Mickoski ka paralajmëruar se si pjesë e masave do të jetë korrigjimi i akcizave. Por kryetari social demokrat Venko Filipçe, thotë se kryeministrit i është kujtuar shumë vonë për marrjen e masave, pasi çmimet tanimë janë rritur.

Propozim Ligji për arsimin e lartë të hënën do të dorëzohet për miratim në Qeveri. Ministreja e Arsimit, Vesna Janevska dhe Kryemsinitri Hristijan Mickoski, thonë se në tekstin e propozim ligjit janë përfshirë edhe vërejtjet e stafit akademik të universiteteve. Sipas tyre propozim ligji synon rritjen e cilësisë në arsimin e lartë. Por Aleanca për Shqiptarët vlerëson se propozim ligji për arsimin e lartë, diskriminon shqiptarët dhe universitetet në Gjuhën Shqipe, prandaj kërkon që i njëjti të tërhiqet.

ARM ka hapur konkurs për punësimin e 300 ushtarëve të rinjë. Zëvendës Misnitri i Mbrojtjes, Admir Shabani, inkurajon të gjithë të interesuarit që të konkurojnë për tu bërë pjesë e ARM-së. Shabani thotë se Ministria e Mbrojtjes mban llogari edhe për përfaqësimin e shqiptarëve si në Ministri, ashtu edhe në armatë dhe personelin civil. Brengos përfaqësimi i shqiptarëve në Akademinë ushtarake, thotë Shabani.

Vjosa Osmani Sadriu e përfundoi sot mandatin e presidentes së Republikës së Kosovës, duke ia dorëzuar postin ushtrueses së detyrës, Albulena Haxhiu. Ceremonia e dorëzim-pranimit u bë në kabinetitn e presidentes, me ç’rast u theksua nevoja që sa më parë Kuvendi i Kosovës ta zgjedh presidentin e ri të shtetit.