Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 29.06.2026

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 29-Qershor-2026

Kohëzgjatja: 00:26:38

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Rikonstruimi i Qeverisë hyn në fazën përfundimtare, ndërsa kryeministri Hristijan Mickoski paralajmëroi se emrat e ministrave të rinj do të bëhen publikë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. VLEN pritet të marrë drejtimin e gjashtë ministrive në kuadër të rikonstruimit.
VLEN dhe BDI me qëndrime të kundërta për dy vitet e qeverisjes aktuale. VLEN vlerëson rezultate konkrete, ndërsa BDI akuzon për dështim në eurointegrime dhe dobësim të pozitës së shqiptarëve. Kritika ndaj procesit eurointegrues ka adresuar edhe VMRO-DPMNE ndaj LSDM-së.

Ministri i Jashtëm i Lituanisë, Kestutis Budris, nga Shkupi bëri thirrje që Maqedonia e Veriut të shfrytëzojë momentin gjeopolitik për avancimin e eurointegrimeve, duke rikujtuar kushtet e vitit 2022. Ministri Timço Mucunski kërkoi garanci për proces të parashikueshëm të anëtarësimit, pa bllokada nga shtetet anëtare dhe me bazë në meritë.

Komisioni për Financa dhe Buxhet në Kuvend ka miratuar ndryshimet në ligjin për kontributet e sigurimeve sociale, me të cilat një pjesë e mjeteve nga sigurimi për papunësi do të ridrejtohet në Fondin Pensional dhe Invalidor. Opozita, ndërkohë, paralajmëron rrezik për sistemin pensional dhe thellim të deficitit në fond.