Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Përshkallëzohet protesta te Kuvendi, tubuesit gjuajnë me gurë policët, 9 të plagosur

Shikime: ...

Date: 2-Korrik-2026

Kohëzgjatja: 00:03:28

Kanali: BOTË

Përshkallëzohet protesta para kuvendit të Shqipërisë. Disa protestues hodhën me gurë ndaj policisë dhe çanë gardhin metalik, duke tentuar të futen brenda Parlamentit, ndërsa policia përdori spray lotsjellës. Gjatë përplasjeve disa policë dhe protestues janë lënduar, ndërsa 20 persona janë arrestuar.

Ministri i brendshëm Lamallari pasi ka vizituar policët e lënduar ka deklaruar se dhuna nuk do të tolerohet. Dhuna është dënuar edhe nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kryeministri Rama, të cilët kanë thënë se në protesta po marrin pjesë edhe mercenarë nga Irani, Kosova dhe Maqedonai e Veriut.

Por protestuesit kanë sqaruar se para seancës plenare kishin shkuar për të protestuar para kuvendit për tu thënë deputetëve se nuk janë përfaqësuesit e tyre, por ata janë provokuar nga eksponent të Partisë Socialiste, ndërsa policia ndërhyri me dhunë.

Ka reaguar edhe kreu demokrat Sali Berisha, i cili bëri fajtorë kryeministrin Rama për dhunë ndaj policisë.