
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 8-Gusht-2026
Kohëzgjatja: 00:30:18
Kanali: DITARI
TOP LAJME
Deri më 22 gusht do të dihet nëse prokuroria do të gjejë dëshmi për aktakuzë ndaj zëvendës kryemisnitrit Artan Grubi, ose atij do ti hiqet arresti shtëpiak dhe i njejti do të mbrohet në liri. Në këtë temë janë përplasur sot partitë shqiptare VLEN dhe BDI.
Uji në Gostivar vazhdon të mos jetë i pijshëm, por gradualisht po stabilizohet thonë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim. Ndërkohë LSDM-ja opozitare ka kritikuar Kryeministrin Mickoski dhe qeverisnë se i kishin siguruar qytetarët se uji ishte teknikisht i sigurt edhe pse kishte "shumë bakterje dhe viruse të ndryshme".
Kodi zgjedhorë vazhdon të mbetet i bllokuar në Kuvend, pasi partitë politike nuk po arrijnë ti harmonizojnë qëndrimet, sidomos rreth votimit të diasporës dhe numrin e njësive zgjedhore. Profesori universitar Bashkim Selmani vlerëson se partitë politike duhet të gjejnë zgjidhje për plotësimin e kësaj kërkese të BE-së, duke siguruar kornizë ligjore për procese korrekte zgjedhore dhe funksionimin e shtetit ligjor.
Kryemisnitri në detyrë i Kosovës Albin Kurti është goditur me vezë nga deputetja e Aleancës Time Kadrijaj, pasi sërish ka kërkuar afat shtesë për konstituive e kuvendit të Kosovës.