
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 3-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:37:34
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Spektri politik në vend ka komentuar mesazhet nga Brukseli që solli vetë presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Ndryshimi i Kushtetutës mbetet guri kilometrik që duhet kaluar patjetër.
Buxheti do të pësojë një ribalanc tjetër gjatë këtij muaji pasi gropa në buxhet në dy muajt e ardhshëm pritet të arrijë deri në 8 miliardë denarë. Kjo situatë, kërkon shkurtimin e shpenzimeve dhe alokim fondesh, thotë Mickoski.
Çmimet e produkteve ushqimore mbeten të larta, ndërsa buxheti familjar me të ardhura minimale nuk mbulon as shportën konsumatore. Ekonomistët propozojnë, që gjatë dimrit, shteti të ndihmojë familjet me nevoja sociale ndëkaq Lidhja e Sindikatave konsideron se rritja e pagës minimale është zgjidhja më e mirë.
Mungesa e autobusëve special për transportin e nxënësve, linja të munguara, vonesa dhe mosrespektim oraresh janë shndërruar në normalitet që vështirëson jetën e qytetarëve, cdo ditë. Mbi 50% e flotës së autobusëve në transportin publik janë jashtë funksioni. Pritet furnizim i ri.