
Ditari Qendror në TVM2...
Shikime: ...
Date: 24-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:31:28
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Protestat në Tiranë sërish kanë eskaluar në përleshje mes policisë dhe protestuesve, me çrast ka pasur edhe protestues të lënduar. Ndërkohë kryemsinitri Rama ka vazhduar të ftojë për dialog, por ka paralajmëruar edhe masa për të parandaluar siç ka thënë ai dhunën e protestuesve. Me protesta po përballen edhe disa vende evropiane.
Institucionet kompetente kanë ndërmarrur një aksion për largimin e lypsarëve nga rrugët e Shkupit. 30 fëmijë të hasur duke lypur në disa raste edhe së bashku me prindërit janë dërguar për kontroll mjekësor. Ndërsa ndaj 14 personave policia do të parashtroj kallëzime penale për braktisje dhe keqtrajtimit të fëmijëve. Në Maqedoni janë me mijëra fëmijë të cilëve u shkatërrohet e ardhmja, thonë nga shoqata „Ndërtojmë të Ardhmen“.
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur vendimin e presidentes, Justina Shiroka Pula, për ta kthyer në rishqyrtim ligjin, për ndryshimin dhe plotësimin Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Paraprakisht autoritetet evropiane e kishi kritikuar miratimin e ndryshimeve ligjore.
Nesër përfundon llogaritja verore e orës, për të kaluar në llogaritjen dimërore. Akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, përkatësisht nga ora 03:00 në 02:00.