Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari Qendror - 14.11.2026

Ditari Qendror në TVM2...

Shikime: ...

Date: 14-Nëntor-2026

Kohëzgjatja: 00:33:12

Kanali: DITARI

TOP LAJMET
Qeveria synon përfundimin e reformave të parapara deri në dhjetor të vitit 2026, ndërsa tre ligje për administratën publike pritet të dorëzohen në Kuvend në fillim të dhjetorit. Ndërkohë për gjendjen ekonomike, Kryeministri Hristijan Mickoski vlerëson se vendi ka dalë nga një situatë e thellë negative dhe se pritet rritje më intensive.

Përplasjet politike për rastin e ALTA Bankës vazhdojnë me akuza dhe kundërakuza mes partive politike. VLEN dhe VMRO-DPMNE pretendojnë se persona të afërt me Ali Ahmetin kanë qenë të përfshirë në transaksione me aksionet e Stopanska Bankës në Manastir. LSDM akuzon Mickoskin për presion ndaj opozitës, ndërsa BDI mohon çdo lidhje me këto veprime.

Autostrada Kërçovë-Ohër pritet të përfundojë deri në fund të majit 2027, ndërsa segmenti deri në Vërbjan do të hapet për trafik në dhjetor. Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, siguron se projekti do të përfundojë plotësisht deri në fund të majit 2027.

Në Ditën Botërore të Diabetit, shoqatat kërkojnë qasje më të lehtë në terapitë moderne, sensorë dhe pompa insuline për pacientët. Në vend, rreth 135 mijë persona jetojnë me diabet, ndërsa 40 mijë të tjerë dyshohet se janë të padiagnostikuar.