Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari1 - 25.04.2019

Ditari 1 së bashku me Leunora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 25-Prill-2019

Kohëzgjatja: 00:34:42

Kanali: DITARI

Bashkësia Fetare Islame akuzon Skender Buzakun se ka falsifikuar dokumentet e Rijasetit të dorëzuara në gjykatë për të cilat thotë se ka prova, ndërsa ky i fundit hedh poshtë akuzat madje thotë se falsifikimin e ka bërë BFI. Buzaku pretendon edhe se ka mbështetjen e rijasetit dhe myftive të cilët sipas tij kanë frikë të dalin hapur në opinion në mbështetje të tij.

Për shkak të gjendjes shëndetësore gjykatësi i procedures nga paraburgimi ka lëshuar në paraburgim shtëpiak pronarin e Durmo Tursit, dhe shoferin e autobuzit i dyshuari kryesor për tragjedinë në “Llaskarcë”. Ndaj këtij vendimi ka reaguar Prokuroria Themelore Publike sipas së cilës ky vendim është absurd.

Do të ketë përgjegjësi politike dhe profesionale nga funksionarët, pas konstatimit të Komisionit për parandalimin e korrupsionit për nepotizëm gjatë disa punësimeve, deklaron kryeministri Zoran Zaev. Ai urdhëroi tërheqjen nga vendet e punës të personave që janë punësuar në këtë mënyrë.

Shoqatatat e mediave kërkojnë që të ndërpritet praktika e mosndëshkimit të rasteve të gjuhës së urrejtjes ndaj gazetarëve. Ata gjithashtu kërkojnë epilog gjyqësorë për të gjitha rastet dhe ftojnë institucionet të sigurojnë mjedis më të sigurt për punën e gazetarëve.