
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 4-Tetor-2026
Kohëzgjatja: 00:34:11
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Presidentja bullgare, Iliana Iotova, ka ftuar kryeministrin Mickoski që ta lexojë politikën e Evropës për zgjerim në raport me Maqedoninë e Veriut, me shumë kujdes. Sipas saj, kjo nuk është çështje dypalëshe. Ndërkaq, opozita maqedonase ka akuzuar kryeministrin për izlomin e vendit.
Komuna e Tetovës ka vendosur që të rrit disiplinën fiskale dhe të inkasojë borxhet që i detyrohen kompanitë dhe qytetarët. Bëhet fjalë për rreth 6 milionë euro detyrime që subjektet juridike dhe qytetarët kanë ndaj Komunës. Kryesisht tatim në pronë dhe taksa të ndryshme.
Granatë dore, 240 fishekë të kalibrave të ndryshëm, dy pistoleta dhe marihuanë. Prokuroria Themelore në Shkup ka nisur hetim ndaj një 33-vjeçari nga Shkupi.
Rreth 1000 raste të reja më kancer në gji regjistrohen çdo vit, në nivel republike. Për momentin dy medikamente janë vendosur në listën pozitive, por më e rëndësishme është që sëmundja të detektohet në në fazë të hershme.