Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 06.07.2019

Ditari 1 së bashku me Leonora Kaliqin...

Shikime: ...

Date: 6-Korrik-2019

Kohëzgjatja: 00:28:27

Kanali: DITARI

Shefja e diplomacisë së BE- së Federika Mogerini thekson se mos çelja e negociatave në muajin tetor me Maqedoninë e Veriut do të ishte një gabim i madh. Ajo pajtohet me idenë e presidentit francez Emanuel Makron për zgjerim kredibil, por theksoi se e ardhja e vendeve të Ballkanit perëndimor është në BE. Ndërkohë, Kryeministri Zaev është optimist për marrje të dates për negociata në tetor të këtij viti, sepse sipas tij vendi ka bërë përparim në reforma.

Përbërjen e re qeveritare analistët politik e vlerësojnë si ndryshim teknik dhe taktizim të kryeministrit për numrin e vogël të votave të fituara në rrethin e parë të zgjedhjeve presidencial. Ata thonë se Qeveria duhet të përqëndrohet në zhvillimin e politikave ekonomike, për të cilat do të jetë e vështirë jo vetëm për ministrat e rinjë por për të gjitha dikasteret, për faktin se vendi jonë pjesën më të madhe mandatit e ka harxhuar në përmbylljen e kontesteve bilaterale me fqinjët.

Publikimin e përgjimit të ri të Rashkovskit dhe përfaqësuesve të kompanisë italiane në lidhje me tenderin, VMRO – DPMNE e vlerëson si dëshmi të krimit dhe shkelje ligjore dhe fton prokurorinë të ngrejë padi penale ndaj Rashkovskit , ndërsa kryeministrit Zaev që ta shkarkoj nga posti. Ndërkohë, Kryeministri Zaev thotë, nëse ka gabuar Rashkovski do të përgjigjet para ligjit. Nga M-NAV, thonë se publiku është mashtruar në lidhje me rastin me tenderin.

Kalifornia Jugore u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6,9 deri në 7,1 ballësh të Rihterit. Nuk ka raportime për persona të lënduar. Ndërkohë tërmeti i fuqishëm ka bërë që Udhëheqësja e një programit nga frka të futet nën tavolinë.