Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 28.04.2024

Ditari 1 në TVM2...

Shikime: ...

Date: 28-Prill-2024

Kohëzgjatja: 00:32:12

Kanali: DITARI

TOP LAJME
Numri i qytretarëve që humbin jetën në vendin e punës në Maqedoninë e Veriut, është dy herë më i lartë krahasuar me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian. Autoritetet paralajmrojnë se ky numër është në rritje, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe në ndërtim. Vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 150 fatkeqësi gjatë punës prej të cilave 15 kanë qenë fatale.

Nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme prej nesër, 29 prill, deri më 6 maj 2024, do të jenë në pushim pranveror i cili ka filluar këtë vit shkollor. Për herë të parë ka ndryshim edhe në kalendarin e mësimit, kështu që viti shkollor 2023/2024 për filloristët do të përfundojë më 17 qershor.

Paga mesatare mujore krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar është më e lartë prej 16.5%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Kjo rritje vjen si rrjedhojë e ngritjes së pagave në disa fusha, sidomos në Adminsitratën Publike. Për ekspertin e ekonomisë Abil Baush, brengosës ngelet fakti se pagat nuk rriten në bazë të natyrshme, por në bazë të produktivitetit dhe rritjes ekonomike.

Kanë ngelur edhe 9 ditë deri në zgjedhjet e 8 majit, garuesit në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare kanë vazhduar me prezantimin platformave, programeve dhe kandidatëve për deputetë para votuesve.