Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 01.12.2020

Ditari 1 së bashku me Gazmend Kurtishi...

Shikime: ...

Date: 1-Dhjetor-2020

Kohëzgjatja: 00:36:25

Kanali: DITARI

29 viktima, 1069 raste të reja dhe 1242 të shëruar është bilanci i 24 orëve të fundit nga covid 19. Qendra private Covid ndërkohë është paisur me aparaturë dhe personel mjeksorë, dhe pret leje të fillojë me punë. Autoritete nuk kanë përgjigje konkrete se kur do të jenë gati dokumentet e nevojshme. Ndërkohë në spitalet e shtetit janë të lira 140 shtretër.

Pas Shkupit, për nga numri më i madh i të infektuarve radhitet Gostivari. Në Spitalin e Gostivarit, ka mungesë të kapaciteteve spitalore edhe personelit shëndetësorë dhe aktualisht pacientët trajtohen vetëm nga një infektolog dhe nuk ka shtretër të lirë. Në Gostivar gjendja është më alarmatja që nga fillimi i pandemisë.

LSDM akuzon VMRO-DPMNE-në dhe partite tjera opozitare se me amendamente të shumta po përpiqet të bllokojë punën e kuvendit në kohë pandemie, gjegjësisht mbajtjen e seancave online. Por nga VMRO-DPMNE kundërpëgjigjen se një nismë e tillë është kundër-kushtetuese.

Procesi i zgjerimit duhet të jetë fuqishëm i përfshirë në debatin për të ardhmen e BE-së sepse e ardhmja e Evropës nuk mund të paramendohet pa integrimin e plotë të rajonit thotë ministri i jashtëm Bujar Osmani. Ndërkohë, për të përshpëjtuar procesin eurointegrues të vendit qeveria ka emëruar ish kryeministrin Vllado Buçkovski përfaqësues special në Bullgari.