
Ditari 1 në TVM2...
Shikime: ...
Date: 13-Shtator-2026
Kohëzgjatja: 00:27:35
Kanali: DITARI
TOP LAJMET
Qeveria pritet të miratojë një masë të re për zbutjen e rritjes së çmimeve të karburanteve – uljen e TVSH-së nga 18 në 10 për qind, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski. Ai thotë se me masën e re Qeveria pret ulje të çmimit të dizelit e që do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Rezultatet e PISA-s tregojnë rënie të performancës së nxënësve në vendin tonë, veçanërisht në lexim dhe matematikë. Ekspertët theksojnë nevojën për përmirësimin e shkrim-leximit dhe cilësisë së mësimdhënies, ndërsa Ministria e Arsimit paralajmëron masa të reja për përmirësimin e arsimit
UEJL këtë vit hap programin e ri “Edukimi Special dhe Rehabilitimi”, për përgatitjen e profesionistëve që do të punojnë me fëmijë dhe persona me nevoja të veçanta. Ky profil kërkohet shumë dhe pritet të ofrojë mundësi të mira punësimi në vend.
Kuvendi i Kosovës votoi qeverinë Kurti 4 me 62 vota për dhe 8 kundër. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi programin dhe përbërjen e propozuar të Qeverisë së re para Kuvendit të Kosovës, pak orë pasi u konstituua legjislatura e 11-të e tij.