Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 25.02.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 25-Shkurt-2021

Kohëzgjatja: 00:34:39

Kanali: DITARI

Opozita shqiptare në seancën për pyetje deputetësh, kërkuan llogari nga kryeministri dhe qeveria për epilogun e rastit “Monstra”. Ndërkohë opozita maqedonase kërkuan përgjegjësi për rastin e zhdukjes së ish shefit të DSK-së Sasho MIjallkov i cili pas dy ditëve u paraqit në Prokurori.

Zgjedhjet e lokale mund të mbahen më 3 tetor ose më 17 tetor, megjithatë, vendimi përfundimtar do të varet nga marrëveshja politike mes subjekteve politike, thotë kreu i Kuvendit Talat Xhaferi. Ndërkohë ftoi aktorët politik të cilët deklarohen se duan zgjedhje të parakohëshme parlamentare së bashku me ato lokale, nëse janë serioz në kërkesën e tyre, të kenë parasysh normën ligjore për formimin e qeverisë teknike.

Qeveria ka miratuar marrëveshjen për vaksinën ruse por nuk dihet data e mbërritjes së këtyre vaksinave e as për vaksinën nga prodhuesi kinez Sinofarm dhe nga Pfizer për të cilat u përfol se do të mbërrinin në fund të këtij muaji. Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe thotë se po punohet në kompletimin e dokumentacionit të nevojshëm.

Banorët e Tetovës ankohen se dy ditë janë pa ujë për pije për shak të një problemi të shkaktuar në gypin kryesor në Leshnicë, andaj kërkojnë sa më shpejt ky problem të zgjidhet. Reagojnë edhe shoqëritë civile ndërsa nga JKP -Tetovë thonë se edhe përkundër terenit të veshtirë janë duke punuar dhe deri në fund të javës mund të zgjidhet problemi.