Latest Flash plugin version must be installed and enabled to play the video. Please click below to download and install.

Another solution is to use Google Chrome, Microsoft Edge, Safari or Opera - they do not need Flash plugin.

..




Ditari 1 - 11.04.2021

Ditari 1 në TVM2....

Shikime: ...

Date: 11-Prill-2021

Kohëzgjatja: 00:31:42

Kanali: DITARI

Virusi korona u ka marr jetën edhe 46 qytetarëve të vendit. Ndërsa janë regjistraur edhe 687 të infketuar dhe 1347 të shëruar. Java që po lëm pas ishte java me vdekshmëri më të lartë nga kovid 19, pasi brenda 7 ditësh janë regjsitruar 288 të vdekur. Ndërkohë prej disa ditësh në vend është në realizim e sipër vaksinimi masiv i personave që përfshihen te infrastruktura kritike e të punësuarve, me çrast brenda ditës po vaksinoihen 3 mij deri në 4 mij persona.

VMRO-ja opozitare ka vazhduar me akuzat që lidhen me aferën Mafia, duke publikuar dëshmi se në mesin e kriminelëve që janë paisur me pasaportë të Maqdonisë së Veriut ka qenë edhe një shtetas kosovarë pjstarë i ISIS. VMRO ka kërkuar përgjegjësi edhe për përfshirje eventuale të kushërirëve të kryeministrit Zoran Zaev në transportimin e marihuanës së sekuestruar dy ditë më parë. Por akuzat e opozitës janë hedhur poshtë nga Qeveria, LSDM dhe vet i apostrofuari Trajçe Zaev.

Nesër kryeministri Zoran Zaev pritet të takojë krerët e opozitës shqiptare Afrim Gashi dhe Ziadin Sela, për të harmonizuar qëndrimet rreth propozim ligjit për shtetësië. Me këtë synohet zhbllokimi i punës së kuvendit, përfshie edhe miratimin e pakos së pentë ekonomike, për të cilën akuzohet se e ka bllokuar opozita shqiptare. Por kreu u Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i mohon akuzat, e madje hedh dyshime nëse qeveria i ka paratë për të implementuar pakon e pestë ekonomike.

Pas vendimit për shtyrjen e regjsitrimit duket se ka shënaur rënie interesimi i mërgatës për tu regjistruar. Brenda javës janë regjistruar vetëm 6 mijë e 332 persona. Por zëvendës drejtori I entit të Statistikës ka apeluar te partite politike dhe qytetarët që të mobilizohen për regjitrimin e diasporës.